Detajet e policisë rreth qytetarit i cili tentoi të hidhet nga objekti i komunës

Policia në Rajonin e Mitrovicës ka dhënë detaje rreth rastit të qytetarit i cili tentoi të hidhur nga objekti i Komunës së Mitrovicës.

“Sot rreth orës 13:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një thirrje emergjente, për  një person i cili po tentonte të  hidhej  nga ndërtesa e objektit të Komunës së Mitrovicës. Mbi bazën e informacionit është reaguar me urgjencë nga njësi të ndryshme policore dhe me të  arritur në vendin e ngjarjes në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut, zyrtarët policorë së bashku me disa zyrtarë të komunës, në mënyrë profesionale iu kanë qasur, duke komunikuar dhe duke e bindur personin që të tërhiqej prapa”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, falë një komunikimi të bindshëm e profesional nga ana e policisë është arritur të krijohen rrethana që personi të futet në kontroll.

“Personit në fjalë i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas i njëjti është dërguar tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK. Policia do të vazhdojë me trajtimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

KALLXO.com raportoi para pak minutave për rastin e tentimvrasjes së qytetarit në Mitrovicë.

Shpëtohet jeta e qytetarit në Mitrovicë pasi tentoi të hidhet nga objekti i komunës