Detajet e policisë rreth bastisjes në Telekomin e Kosovës

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në zyrtar e Telekomit të Kosovës në Prishtinë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit të Krimeve të Rënda.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, operacioni është zhvilluar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhje të kontratës së dëmshme.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, operacioni policor ka përfshirë bastisjen e katër zyrave të Telekomit të Kosovës, zyrat qendrore në Prishtinë, me qëllim të gjetjes së provave materiale lidhur me dyshimet e ngritura rreth nënshkrimit të një kontrate në dhjetor të vitit 2019, ku dyshohet se buxheti i Telekomit të Kosovës është dëmtuar me një shumë prej mbi 100 mijë euro.

Në lidhje me këtë rast, policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar në polici katër persona, të cilat janë duke u intervistuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në keqpërdorim të detyrës dhe lidhje të kontratës së dëmshme.

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione ka sekuestruar disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin si dokumentacione, pajisje elektronike, telefona celular, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

“Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent të rastit”, njofton policia.

Mëngjesin e sotëm KALLXO.com ka raportuar për aksionin e polici brenda Telekomit të Kosovës.

Kryeshefi i Telekom-it, Bedri Istrefi i ka konfirmuar KALLXO.com-it se policia ka shkuar në ndërtesën e Telekom-it, por ende nuk e di saktë se për çfarë arsye.

“Prej orës 8 kam qenë në Qeverinë e Kosovës në disa takime dhe erdha në Telekom, e pash që policia kishte ardhur. Në mandatin tim i kam bërë tri kallëzime penale të ndryshme. Ende nuk e di arsyen e saktë të policinë që kanë ardhur në Telekom”, tha ai.

Tutje, Istrefi tregoi edhe se kallëzimet penale kanë të bëjnë me kontrata të dëmshme dhe mashtrim por që ende nuk ka konfirmuar nëse aksioni i policisë ka nisur për këto kallëzime.

“Kallëzimet penale janë për kontrata që i kemi pa që kanë qenë të dëmshme për Telekomin e Kosovës, ka raste të kallëzimeve penale që janë edhe për mashtrime por nuk dua të lëshohem në detaje sepse nuk duam as të ndikojmë por që ende po them se nuk e di arsyen e saktë të ardhjes së policisë dhe a lidhet me këto kallëzime penale”, tha Istrefi tutje për KALLXO.com.

Kryeshefi i Telekomit shpjegon rastin e mashtrimit, tregon pse policia nisi aksionin

Sipas zëdhënësit të Telekomit, Menduh Abazi, vetë Telekomi ka iniciuar rastin për hetim pasi sipas tyre, kjo ndërmarrje ka pësuar nga mashtrimi i një kompanie.

“Është dicka që ne vet e kemi inicuar është një kompani që na ka mashtru dhe disa prej dokumenteve kanë qenë të falsifikuara. Ne i kemi ftuar organet dhe ato kanë ardhë. Dëmi është diku mbi 100 mijë euro”. Tha ai.

Ai shtoi se nuk e di se çfarë dokumente ka konfiskuar policia në aksionin e sotëm

Telekom: Bastisja u bë për shkak të mashtrimit nga një kompani.

Telekom: Bastisja u bë për shkak të mashtrimit nga një kompani