Foto: Arkiv

Detajet e policisë për zjarrin në banesën 13 katëshe në Prishtinë

Një objekt banesor është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme në rrugën `Bedri Berisha`, në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:10, kur edhe është raportuar se në një objekt banesor 13 katësh, në një banesë e cila është pronë e të dyshurit është shkaktuar një zjarr.

Njësitet policore, prokurori i shtetit dhe eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, përderisa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar si pasojë e këtij zjarri.

KALLXO.com ka raportuar edhe dje për përfshirjen nga zjarri të objektit banesor 13 katësh në Prishtinë.

Zjarr në një banesë në Prishtinë, Policia jep detaje