Detajet e Policisë për të dyshuarit e përfshirë në përleshjen në Prishtinë

Mbrëmjen e së premtës, KALLXO.com kishte raportuar për një përleshje në afërsi të kompleksit të quajtur ” Lesna”.

Policia ka njoftuar se në këtë rast janë përfshirë katër persona të dyshuar, të cilët si pasojë e përleshjes kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, të dyshuarit pas përleshjes janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit prej të cilëve, dy janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit në burg, pasi kishte urdhër arrest, dhe një është ende duke u trajtuar në QKUK, por ësshtë nën përkujdesje të Policisë.

Policia ka bërë të ditur se rasi po vazhdon të hetohet.

KALLXO.com kishte raportuar të premtën për përleshjen mes disa personave në Prishtinë.

VIDEO – Përleshje në Prishtinë, disa të lënduar