Detajet e Policisë për plagosjen në Fushë-Kosovë, të lënduar edhe dy policë

KALLXO.com para pak  minutave raportoj për dyshimet për të plagosur në Fushë-Kosovë.

Në këtë rast, një person është plagosur ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre dy zyrtarë policorë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka konfirmuar për KALLXO.com se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

“Sot rreth  orës 14:00, Policia  ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtarë në Rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona, prej tyre dy zyrtarë policorë. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ahmeti ka bërë të ditur se hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.