Ilustrim

Detajet e policisë për gruan e cila u mbyll në banesë dhe u keqtrajtua

Një grua ka raportuar në polic për keqtrajtimin që i është bërë nga një person i dyshuar.

Rasti i cili në polici është hapur si privim i paligjshëm nga liria, ka ndodhur dje rreth orës 20:00, në Leposaviq.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka njoftuar se i dyshuari e ka mbyllur në banesë dhe e ka keqtrajtuar dhe kanosur.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari i cili pa intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.