Foto: KALLXO.com Ilustrim

Detajet e arrestimit të dy të dyshuarve për prostitucion në Prizren

Dy persona janë arrestuar nga policia në Prizren në dyshimin për marrje me prostitucion.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarve është bërë dje në rrugën “Brigada 125”, në Prizren, ndërsa rasti raportohet se ka ndodhur me 17 nëntor 2019.

Të dyshuarit për marrje me prostitucion, me vendim të gjyqtarit përgjegjës, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.