Detaje të reja rreth vrasjes në Podujevë

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në fshatin Repë të Podujevës. Për në fshatin Repë sapo është nisu edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prokurori Armend Hamiti tha për KALLXO.com se është duke u nisur për tek vendi i ngjarjes.

“Unë tash jam duke shkuar në vend të ngjarjes. Informacionet që i kam deri më tani është se kemi një të vdekur dhe dy të plagosur. Menjëherë ekipet janë dal në kërkim të të dyshuarit”, tha shkurtimisht prokurori Armend Hamiti.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur”, ka thënë mw herwt pwr KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

https://kallxo.com/lajm/vrasje-ne-fshatin-repe-te-podujeves/