Detaje të reja për aksidentin e autobusit nga Kosova në Serbi

Mediat serbe raportojnë se në aksidentin e autobusit të kompanisë nga Kosova “Zhitia Turist”, i cili po udhëtonte drejt Sllovenisë, janë lënduar 11 persona.

Portali “novosti.rs” ka raportuar se në aksidentin që ka ndodhur afër Krushevcit janë lënduar 11 persona.

Sipas informacioneve të këtij portali, të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.

Zyrtarë të kompanisë “Zhitia Turist” kanë treguar se autobusi i tyre është aksidentuar në Serbi teksa po transportonte qytetarë të Kosovës drejt Sllovenisë dhe Austrisë.