Detaje të reja nga vrasja në Mitrovicë

Para pak orëve në Tregun e Gjelbër të qytetit të Mitrovicës kanë ndodhur gjuajtje me armë zjarri, situatë nga e cila dyshohet të ketë vdekur një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti tha për KALLXO.com se një person ka shtënë më armë zjarri në drejtim të tre personave, meqë rast edhe vet ka mbetur i lënduar.

“Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë”, tha Avni Zahiti për KALLXO.com.

Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin.

Një i vdekur dhe dy të plagosur në Mitrovicë