Ilustrim

Detaje të reja nga rasti i vrasjes së policit, të dyshuarit iu gjet eksploziv rezervë

Një shpërthim i eksplozivit TNT në shtëpinë e Iran Badallit la të vdekur një polic dhe lëndoi dy të tjerë në mbrëmjen e 28 janarit.

Shpërthimi la të lënduar edhe një fëmijë.

Në dosjen e prokurorisë së Prizrenit lidhur me këtë rast pretendohet se Iran Badalli kishte vendosur eksploziv në derën e shtëpisë derisa polici Sami Thaqi dhe kolegët e tij po kryenin një bastisje.

Prokuroria përmbend edhe faktin se në shtëpi janë gjetur mbi 800 gram eksploziv TNT, për të cilën sasi, KALLXO.com merr vesh se ishte jashtë eksplozivit të shpërthyer. Kjo do të thotë që brenda shtëpisë mbahej edhe eksploziv rezervë.

Me pak fjalë Iran Badalli ka mohuar të gjitha pretendimet e  Prokurorisë së Prizrenit se ai është përgjegjës për shpërthimin ku vdiq polici Sami Thaqi e u plagosën dy policë të tjerë.

Krejt çka ka thënë Badallaj në sy të prokurorit është se ai nuk ka gisht në ngjarje dhe ishte larguar nga shtëpia shumë kohë para se policia të shkonte në bastisje dhe të ndodhte shpërthimi.

Më poshtë gjeni përmbledhjen e rastit tragjik që ndodhi në fshatin Zhur të Prizrenit.

Rrefimi i Iran Badallajt dhe misteri i shpërthimit që la të vdekur policin Sami Thaqi