Detaje të reja nga plagosja me thikë e gruas nga i dyshuari burri i saj në Skenderaj

I dyshuari për sulmin me thikë ndaj gruas së tij në Skenderaj pritet që brenda 48 orëve të dalë para gjykatës.

Prokuroria pritet që brenda kësaj kohe të mbledh faktet për ta bindur gjykatën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit për sulm me thikë ndaj gruas së tij.

Prokuroria e Mitrovicës është duke hartuar kërkesën që do të kërkoj 30 ditë paraburgim për të.

Kallxo.com merr vesh se ai ka folur pak para hetuesve policor kur është arrestua. Gjithashtu Kallxo.com merr vesh se çifti nga Skenderaj kanë qenë që të dy mësimdhënës.

Burimet brenda policisë kanë treguar se ky nuk është rasti i parë që çifti në fjalë ka pasur mosmarrëveshje. Të njëjtit edhe më parë kishin pasur raste të dhunës dhe se të njëjtat ishin raportuar në Policinë e Kosovës.

Kallxo.com gjatë ditës ka raportuar për këtë rast.

Skenderaj – Gruaja goditet së paku 10 herë me thikë, arrestohet burri i saj