Policia e Kosovës

Detaje të reja nga plagosja e djeshme në Sibovc të Podujevës

Policia e Kosovës ka njoftuar pwr lëndimin e 4 personave në Sibovc të Podujevës.

Pas tretmanit mjekësor, ata janë liruar, ndërsa njëri me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajte.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:48, ku është raportuar për një rrahje në mes të disa personave.

Si pasojë, e kësaj rrahjeje një burrë është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tretman mjekësor kanë pranuar edhe 3 burra të tjerë që kanë qenë të përfshirë.

Tutje policia në raportin 24 orësh sqaron se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.

Të shtëna në Sibovc të Podujevës, dy të lënduar nga arma e zjarrit