FOTO: APA/FRANZ NEUMAYR

Detaje të reja nga aksidenti i autobusit kosovar në Austri

Një shtetas i Republikës së Kosovës dhe katër nga shtetas Republika e Shqipërisë janë duke u trajtuar në spital në Spitalin e Salzburgut pas aksidentit që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në Austri.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Sharr Jakupi, shef i kabinetit të ministres Donika Gërvalla.

Sipas Jakupit, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

“MPJD dhe ambasada jonë në Austri janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante lokale dhe institucionet kosovare. Sipas listës, gjithsej kanë qenë 25 pasagjerë, 3 nga Kosova dhe 2 shofere dhe një përcjellës nga kompania”, ka thënë ai.

Për aksidentin janë deklaruar edhe autoritet në Austri.

Shkaqet e aksidentit ende janë të paqarta, tha zëdhënësi i policisë, Hans Wolfgruber.

“Në autobus gjendeshin rreth 25 persona”, tha komandanti i policisë rajonale, Herman Gerstgraser.

Sipas tij, tre persona janë plagosur më rëndë dhe 16 të tjerë më lehtë. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror në Salzburg.

Wolfgruber tha se autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Habnover.“Këta janë turistë që padyshim vijnë nga Kosova”, tha ai.

Pas aksidentit, autoritetet thanë se në vendin e ngjarjes kanë arritur vullnetarë, pjesëtarë të Kryqit të Kuq dhe të ndihmës së parë.

Kompania e autobusit të aksidentuar: Pasagjerët dhe shoferët janë mirë