Detaje të reja: I dyshuari shtiu 7 herë, një plumb kapë viktimën në nofull

Një krim i rëndë ndodhi mbrëmë pas mesnatës në Ferizaj. Një person i moshës 30 vjeç mbeti i vdekur nga të shtënat me armë zjarri.

Detajet e fundit zbardhin momentet kur i dyshuari shtiu në drejtim të viktimës, i cili në ato momente ishte brenda një marketi në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Të dhënat nga vendi i ngjarjes tregojnë se i dyshuari shtiu shtatë herë në drejtim të viktimës ndërsa, njëri nga plumbat godet viktimën në nofull.
Për vrasjen po dyshohet një person me inicialet Q.J.

E gjithë ngjarja është parë nga një njësi e policisë e cila në atë moment ishte duke bartur një të dyshuar për narkotikë. Zyrtarët policor intervenuan menjëherë dhe e kanë plagosë të dyshuarin duke gjuajtur vetëm një herë.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka treguar se i vrari ishte rreth moshës 30 vjeç sic ishte edhe i dyshuari.
“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

“Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë”, vijon njoftimi.

Për rastin ka dhënë detaje edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Jashari duke u thirrur në raportet e para nga ngjarja ka treguar se i dyshuari ishte futur në marketin ku ishte viktima dhe kishte qëlluar në atë.

Ngjarja është para nga një njësi e policisë e cila në atë kohë ishte duke bartur një të dyshuar për narkotikë, policët intervenuan dhe e kanë plagosë të dyshuarin.

“I dyshuari afrohet tek marketi dhe gjuan në drejtim të subjektit të tij, i cili ka qenë brenda marketit. Në atë moment zyrtarët policor fillojnë ndjekjen e të dyshuarit duke i thënë me fjalë “ndal policia”, rrugë e sipër pas shkëmbimit të zjarrit plagoset i dyshuari që ka qenë në ikje”, ka thënë Jashari.

Vrasja në Ferizaj, prokurori përshkruan rrjedhën e të shtënave

www.kallxo.com