Ilustrim

Detaje të konkursit për specializimin e mjekëve

Sot është hapur konkursi për specializime për mjekë pas katër viteve pauzë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media, e shpalli të hapur këtë konkurs për specializim të 1034 mjekëve.

Në kategorinë e parë do të specializohen 256 mjekë, dhjetë të tjerë mund të specializohen me vetëfinancim, ndërsa në kategorinë e dytë do të specializohen 162 mjekë nga lëmi të ndryshme, dhe 532 të tjerë mund të specializohen me vetëfinancim.

Në anën tjetër nga institucionet private shëndetësore do të specializohen 76 mjekë.

Aplikimi:

Të gjithë kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë në dy lëmi specialistike, por jo të së njëjtës kategori. Ata mund të konkurojnë në një lëmi specialistike nga kategoria e parë dhe në një nga kategoria e dytë.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Udhëzimit Administrativ UA Nr.05/2017 për Shkollim Specialistik, si në vijim:

Të kenë të kryer Fakultetin e Mjekësisë (drejtimi Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji, Psikologji master);

Të jenë të licencuar për punë profesionale

Në lëmitë kirurgjikale në ditën e shpalljes së konkursit nuk duhet të kenë mbushur moshën 35 vjeçare, kurse për lëmitë tjera nuk ka kufizim moshe

Të ketë aftësi të domosdoshme psikofizike për vijimin e specializimit

Të jetë anëtar i Odes përkatëse shëndetësore.

Dokumentet e nevojshme:

Aplikimi behet online ne linku:  Https://rsh.rks-gov.net ;

Diploma (apo nostrifikimi) e Fakultetit të Mjekësisë;

Çertifikata e notave të Fakultetit dhe nota mesatare (nëse nota mesatare nuk figuron në diplomë), për kandidatet të cilët kanë përfunduar fakultetin jashtë Republikës së Kosovës duhet të bëhet barazvleresimi i notës mesatare në Fakultetin e Mjekësisë;

Licenca e punës;

Dokument nga Oda përkatëse shëndetësore qe është anëtarë i odes

Letërnjoftimi (fotokopje);

Çertifikata e lindjes;

Çertifikata mjekësore;

Për kandidatët aplikantë me financim nga Institucionet Shëndetësore private dhe për specializimet nga Mjekësia Familjare,

Letër mbështetëse që institucioni përkatës e konfirmon mbështetjen e kandidatit për financim gjatë kohës së specializimit.

Konkursi do të jetë i hapur 15 pas shpalljes publike.

Për më shumë detaje të konkursit klikoni këtu.