foto: Ilustrim

Detaje të aksidentit me fatalitet në Landovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur mbrëmë në  magjistralen Prizren- Gjakovë ku ka mbetur i vdekur një këmbësor.

Sipas policisë, deri të aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së rrugës me shpejtësinë.

Policia në raport thotë se i dyshuari pas aksidentit nuk është ndalur në vendin e ngjarjes por ka vazhduar rrugën deri në fshatin Gjonaj ku edhe e ka parkuar veturën.

Më pas, i dyshuari është dorëzuar vet në Stacionin Policor në Prizren.

“I dyshuar ishte duke e drejtuar veturën Peugeot 206 me ngjyrë te zeze me targa vendore, ishte duke lëvizur ne drejtimin e rrugës Prizren Gjakovë me te arritur tek lokacioni i shënuar vozitësi me pjesën frontale te anës se djathte të veturës e godet këmbësorin i cili bazuar ne dëmet e shkaktuara ne veturë si dhe lëndimet e këmbësorit dyshohet qe viktima ishte i ulur ne rruge”, thuhet në raport.

Në raportin e policisë thuhet që vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i emergjencës që ishte në vendin e ngjarjes. Më pas viktima është dërguar për autopsi në IML në Prishtinë.

Ndërsa i dyshuari me urdhër te prokurorit i dyshuari ndalet ne mbajtje për 48 orë.

Prizren, vdes këmbësori pasi goditet nga një veturë