Detaje si u ndalua në Bërnjak i dyshuari me një zarf me pasaporta

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person të dyshuar në Bërnjak për kontrabandë me mallra dhe mos deklarim.

Policia tutje ka sqaruar se dje rreth orës 18:00, në Bërnjak është ndaluar i dyshuari, ku gjatë kontrollit të policisë janë gjetur dhe konfiskuar mallra të ndryshme për të cilat nuk kishte dokumente.

Të njëjtit i janë gjetur edhe  një zarf me rreth tetë pasaporta të Bosnjës dhe Hercegovinës, për të cilat nuk posedonte autorizim.

Me vendim të prokurorit, pasaportat janë konfiskuar dhe janë njoftuar pronarët për tërheqjen e tyre.