Detaje si u arrestua polici në Gjilan me birra, qumësht e çokollata kontrabandë nga Serbia

Një zyrtar policor është arrestuar në Gjilan pasi është zënë duke bërë kontrabandë me mallra.

IPK ka njoftuar se në këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar njëri prej tyre zyrtar policor, të cilët janë zënë duke bërë kontrabandë me mallra.

I gjithë rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshëm gjatë një patrullimi të policisë në Gjilan, ku janë hasur dy të dyshuarin të cilët në furognin e tyre kishin ngarkuar një sasi të mallrave të kontrabanduara.

Pas kontrollimit të furgonit nga ana e policisë është vërejtur se në të kishte të ngarkuar rreth 40 arka birra, një komplet qumësht dhe një sasi e çokollatave.

I gjithë malli i cili ndodhej në furgon sipas njërit nga të dyshuarit kishte vlerë rreth 400 euro.

Dy të dyshuarit për këtë rast, shtetas të Serbisë, Zh.R, 57 vjeçar dhe G.S, 47 vjeçar, janë shoqëruar në stacion policor.

Pasi që njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rast është pjesëtar i Policisë së Kosovës, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe me vendim të prokurorit dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Furgoni si dhe malli i dyshuar për kontrabandim është sekuestruar deri në përfundimin e procedurave të parapara me Kodin e Procedurës Penale.