Detaje si u arrestua i dyshuari për shijten e veturës që se kishte në pronësi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë.

Personi i arrestuar dyshohet se ka mashtruar një person tjetër duke ia shitur një veturë që nuk ishte pronë e tij. Nga shitja i dyshuari viktimës i ka marrë rreth 300 euro.

Sipas raportit zyrtar policor të 24-të orëve të fundit, ngjarja ka ndodhur më datën 4 shkurt rreth orës 16:50 minuta.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.