foto: Ilustrim

Detaje si tentoi i dyshuari të bëjë pagesë në pompën e benzinës me 500 euro të falsifikuara

Me 500 euro të falsifikuara një i dyshuar në Han të Elezit kishte tentuar që të bëjë pagesë në një pompë të derivate.

Policia ka njoftuar se rasti kishte ndodhur me 9 nëntor, ndërsa i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuar në një pompë të derivateve në Han të Elezit, kishte mbushur me derivate veturën e tij dhe për pagesë, ia kishte dhënë një kartëmonedhë në vlerë 500 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Në njoftimin  e policisë thuhet se përveç kartëmonedhës me të cilën i dyshuari ka tentuar të bëjë pagesë, nga i njëjti është konfiskua edhe një kartëmonedhë tjetër, poashtu në vlerë 500 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.