Detaje se si pasagjeri i mori taksistit veturën dhe u largua

Një taksist në rrugën “I.Mazreku”, në Malishevë është vënën në lajthitje nga një pasagjer i tij.

Policia ka bërë të ditur se taksisti dje rreth orës 14:30, derisa ishte duke punuar me automjetin e tij, një pasagjer i tij i ka marrë veturën.

Në njoftim thuhet se pasagjeri i ka bërë lajthitje taksistit i cili ka dalë jashtë veturës dhe i dyshuari i ka marrë veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarit i cili pas intervstimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.