Detaje rreth vdekjes së dyshimtë të gruas në Pejë

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com, raportoi se një grua ishte gjetur pa shenja jete ne rrugën “Ramiz Hasani” në Pejë.

Sipas burimeve të KALLXO.com një burrë është arrestuar për shkak se nuk i kishte dhënë ndihmën e parë mjekësore gruas.

Trupi i gruas është dërguar për autopsi ndërsa burimet thonë se deri më tani nuk janë vërejtur ndonjë shenjë e dhunës së përdorur ndaj saj.

Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për KALLXO.com se një person është ndaluar rreth këtij rasti.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion. Ndërsa lidhur me këtë rast është ndaluar një person për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar për veprën penale “Mos dhënia e ndihmës”. Për këtë rast momentalisht nuk mund të japim më shumë informata”, tha Nikçi.