Detaje rreth vdekjes së 55-vjeçarit që u godit nga rrufeja

Një 55-vjeçar ka mbetur i vdekur gjatë ditës së djeshme si pasojë e një goditjes nga rrufeja.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur në fshatin Petrovë në Prizren, rreth orës 16:32. Ngjarja thuhet se ka ndodhur gjatë kohës sa viktima ishte duke e drejtuar traktorin.

Vdekjen e viktimës thuhet se e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Tutje Policia ka njoftuar se si pasojë e shkëndijës së zjarrit, po ashtu, është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor.

Sipas raportit të Policisë, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Po ashtu, është njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Prizren, rrufeja vret një 55-vjeçar