Ilustrim

Detaje rreth tërmetit të sotëm që goditi Kosovën

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar për tërmetin i cili u ndje në Kosovë paraditen e sotme.

Sipas njoftimit, fuqia e tërmetit ishte me magnitutë 2.8 të shkallës së rihterit.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 21.01.2020 në ora 10:26 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit”, thuhet në njfotim.

“Thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km në veri-lindje të Prizrenit, në lindje të Korishës. Tërmeti në fjale është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Nuk raportohet për dëme në njerëz apo dëme materiale.

Tërmet në rajonin e Mitrovicës

.