Detaje rreth sulmit në rajonin kufitar Ukrainë-Rusi

Rajoni kufitar Belgorod në Rusinë jugperëndimore është goditur nga sulme me dronë gjatë natës, ka thënë guvernatori i saj, ndërkohë që ky rajon kufitar është i rrethuar nga një inkursion i pretenduar nga rusët anti-Putin të rreshtuar me ushtrinë ukrainase.

Po ashtu, milicia anti-Kremlin (rusët pro Ukrainës) pretendon se e ka pushtuar vendbanimin kufitar rus në Belgorod.  

Dymbëdhjetë shtete të Evropës veriore janë takuar për ta diskutuar rritjen e parandalimit dhe sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe forcimin e mbrojtjes së Ukrainës.

Ministrat e Mbrojtjes nga Grupi Verior u takuan në Poloni të hënën, ku bisedimet e përshkruara si “shumë të mira” nga ministri polak i mbrojtjes u fokusuan në koordinimin e mënyrave për të ofruar siguri për shtetet në grup.

Të paktën tetë persona janë plagosur dhe shumë ndërtesa janë dëmtuar në një sulm ajror rus në rajonin e Dnipropetrovskit. Forcat ajrore të Ukrainës deklarojnë përmes Telegramit se “sulmi u krye nga 16 lloje të ndryshme raketash dhe 20 drone sulmuese Shahed-136/131”, duke shtuar se mbrojtja ajrore rrëzoi 20 dronë rusë dhe katër raketa navigimi.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë të hënën se Grupi rus Wagner po përpiqet t’i paqartësojë përpjekjet e grupit mercenar për të blerë pajisje ushtarake për përdorim në Ukrainë, duke shtuar se Uashingtoni është informuar se ëagner po kërkon t’i zhvendosë ato blerje përmes Malit për ta ndihmuar Rusinë në luftën e saj.

Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin të hënën se porti ukrainas i Detit të Zi, Pivdennyi, nuk ka pranuar asnjë anije që nga 2 maji, sipas një marrëveshjeje që e lejonte eksportin e sigurt të grurit dhe plehrave gjatë kohës së luftës. Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric nuk ka thënë se kush është fajtori për mungesën e anijeve që udhëtonin drejt portit, pranë Odesës.

Ambasadori i Rusisë në SHBA duket se e ka paralajmëruar Uashingtonin se çdo sulm ndaj Krimesë mund të konsiderohet si një sulm në territorin rus nga NATO, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do ta mbështeë trajnimin për pilotët ukrainas në avionët luftarakë amerikanë F-16.

Kryediplomati i BE-së  dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të propozojë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, pas një premtimi të liderëve të G7 për t’i intensifikuar kufizimet perëndimore mbi aftësinë e Vladimir Putin për të luftuar Ukrainën. Borrell ka thënë se shpreson që së shpejti të paraqesë “propozime konkrete për ta zbatuar vendimin e G7-ës për llojet e reja të sanksioneve kundër Rusisë”./The Guardian