Foto-ilustrim

Detaje rreth shpërthimit në Leposaviq: Cak ishte shtëpia e policit të Kosovës

Një shpërthim me ekzploziv ka ndodhur pak orë më parë në Mitrovicën e Veriut.

Burime të KALLXO.com kanë treguar se cak i shperthimit ka qenë shtëpia e një zyrtari policor të Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e rreshterit në fshatin Dobrova në Leposaviq rreth orës 18:45.

Gjithashtu KALLXO.com mëson se ekplozivi u vendos në shtëpinë e rreshterit nga disa persona te cilët deri më tani nuk janë identifikuar.

Përveç dëmeve materiale siç mëson KALLXO.com nuk ka pasur të lënduar.

KALLXO.com ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi.

Foto: KALLXO.com
Shpërthimi në shtëpinë e policit, Foto: KALLXO.com