Ilustrim

Detaje rreth personit që u gjet i varur në litar në një lis

Viktima që u gjet i varuar në litar në një lis në malin Polevica në Zhur të Prizrenit dyshohet se është personi që ishte shpallur i zhdukur që nga muaji shtator i vitit 2022.

Për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

Bytyqi ka thënë se trupi i dekompozuar  dyshohet se është i një personi i cili ishte raportuar muaj më parë nga familjarët si i zhdukur.

Më 19 shtator Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për informacione që do të ndihmonin në gjetjen e B.G., 49-vjeç, nga fshati Zhur. Për herë të fundit ai ishte parë më 10 shtator 2022.

KALLXO.com raportoi edhe më parë për rastin.

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i varur në një lis në malin Polevica mbi fshatin Zhur.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 10:30 nga një dëshmitar, i cili rastin e ka raportuar në Polici.

Viktima dyshohet se është i gjinisë mashkullore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML.