Ilustrim

Detaje rreth konfiskimit të armëve në shtëpinë e deçanasit

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Isniq të Deçanit, nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Në bazë të njoftimit, arrestimi i të dyshuari është bërë dje rreth orës 09:50, në fshatin Isniq të Deçanit.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë HS, dy karikator dhe 25 fishekë të kalibrit 9X19mm, dhe një pushkë gjysmë automatike.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.