(Arkiv) Policë të Kosovës në veri të Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Detaje rreth incidentit ku mbetën të plagosur dy persona në Mitrovicën Veriore

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_____________________________________________________________________________

Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një incident që ka ndodhur sonte në Mitrovicën Veriore.

Siç mëson KALLXO.com dy personat janë therur me thikë.

Njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri të lehta.

Tutje burime të KALLXO.com kanë thënë se kësaj therjeje me thikë i parapriu një rrahje.

Hetimet e para flasin për një person të dyshuar, ndërsa ekipet policore janë duke punuar për të trajtuar gjithë rastin se si ka ndodhur që nga fillimi.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla njoftoi sonte se ka pranuar informacione nga Policia për dy persona të plagosur në veri,

Ai nuk përmendi faktin se qytetarët e nacionalitetit serb janë therur me thikë ndërsa ka përshkruar incidentin si plagosje.

“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetarë të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor” – ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Njësitet relevante policore, siç njofton ministri tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.