Foto: Ilustrim

Detaje rreth aksidentit me fatalitet në Klinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Gremnik të  Klinës.

Në këtë aksident ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Kështu tha për KALLXO.com prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime.

Sipas Policisë, në këtë aksident janë përfshirë dy furgonë dhe një traktor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:40.

Në aksident ka humbur jetën drejtuesi i traktorit. Ndërsa, drejtuesit e dy automjeteve të tjera janë lënduar.