Detaje për zjarrin e djeshëm në tregun e Gjelbër në Zonën Industriale të Prishtinës

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se në rrethana të panjohura një zjarr ka rënë tek tregu i gjelbër në zonën Industriale në Prishtinë.

Në raportin policor thuhet se nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime.

Lidhur me rastin në vendin e incidentit kanë dal njësitë e zjarrfikësve për të lokalizuar zjarrin.

Gjatë ditës së djeshme, Latif Zeka nga zjarrfikësit e Prishtinës ka thënë se, për lokalizim të zjarrit u kanë dal në ndihmë edhe ekipi i Obiliqit, Lipjanit, Llaplla Sellës dhe KFOR-i.

Sipas tij, rreziku ka qenë i madh pasi aty afër ka qenë një depo me mjete eksplozive.

Tutje sipas policisë, përveç dëmeve materiale që dyshohen të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Lidhur me personat e lënduar, Shpend Rrustemi nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë ka thënë se, personat ka pasur djegie të lehta të cilët janë trajtuar aty dhe më pas kanë shkruar në shtëpi.

Policia ka njoftuar se incidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00