Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Detaje për vrasjen në Shëngjin

Policia e Shtetit në Shqipëri ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e një personi sot pasdite në Shëngjin.

Në njoftim bëhet e ditur se shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Policia thekson tutje se sot rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes”- thuhet në njoftim.

Pas të shtënave me armë në Shëngjin të Shqipërisë, mediat lokale raportojnë se dyshohet se është vrarë biznesmeni Ardjan Nikulaj.

Sipas Euronews Albania, është qëlluar me armë nga person/a të paidentifikuar në drejtim të viktimës, i cili ndodhej brenda biznesit të tij në shëtitoren e pedonales në Shëngjin.

Nikulaj ka qenë ish-kandidat i PSD, partisë së drejtuar nga Tom Doshi, për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në Shqipëri./Euronews Albania