Ilustrim

Detaje për vrasjen në Fushë Kosovë

Një vrasje ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, KALLXO.com nga burime brenda policisë mëson se personi i dyshuar për vrasje ka vrarë babain e tij. I dyshuari siç mer vesh KALLXO.com ka sëmundje mendore.

Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se për këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha.

Vrasje e rëndë në Fushë Kosovë, djali dyshohet se vrau babanë me sopatë

.