Detaje për tërmetin e mbrëmshëm

Mbrëmë, rreth orës 03:00, në Kosovë u ndje një tërmet.

Ministria e Ekonomisë njoftoi se fuqia e tij ishte 2.9 shkallë sipas Rihterit.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 11.07.2022 në ora 02:51 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”, thuhet në njoftim.

Thellësia hipoqendrore e tërmetit ishte 5 km;

Epiqendra e këtij tërmeti ishte, Lokacioni 42.84 N ; 20.61 E;

11 km në verilindje të Istogut;

18 km në veriperëndim të Skenderajt;

22 km në perëndim – jugperëndim të Mitrovicës; dhe

2 km në veri të fshatit Uçë.