Detaje për policin e arrestuar për dhunë ndaj gruas së tij police

Një polic është arrestuar nën dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Zyrtari policor sipas IPK-së është nga Peja dyshohet se gruas i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, ndërsa sipas Inspektoratit e njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor.

KALLXO.com mëson se edhe bashkëshortja e policit ushtron detyrën e polices.

Polici i dyshuar është S. C. nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

KALLXO.com raportoi në lidhje me arrestimin e zyrtarit policor.

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për dhunë në familje

.