Detaje për gjashtë të infektuarit me COVID-19 nga Gjilani

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar sonte se është rritur numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë. Vetëm sot 18 rste të reja janë konfirmuar me virusin COVID-19.

Gjashtë nga gjithsej 18 janë nga Gjilani dhe sipas Nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, të infektuarit janë raste kontakti.

“Po janë 6 raste të reja. Të gjithë janë raste kontakti të 14 të infektuarve që dolën pozitiv ditë më parë”, tha Ismajli për KALLXO.com.

Katër ditë më parë, Gjilani pati 14 raste të confirmuara me coronavirus.

Nga ky numër, me coronavius u konfirmuan 3 infermiere dhe një doktor të Spitalit Rajonal të Gjilanit më saktësisht të Repartit të Pediatrisë.

Në lidhje me të prekurit e ditës së sotme me coronavirus, Nënkryetari Ismajli thotë se nuk ka ndonjë të infektuar që i takon stafit mjekësor.

KALLXO.com ka raportuar se Komuna e Gjilanit me anë të një vendimi kishte mbyllur Repartin e Pediatrisë për shkak të katër punonjësve mjekësor që dolën pozitiv me coronavirus.

Me rastet e fundit të konfirmuara me coronavirus, në Kosovës sipas statistikave, janë gjithsej 945 të prekur me virusin COVID-19.