Ilustrim

Detaje për aksionin e Prokurorisë së Pejës gjatë të cilit u arrestuan dy të dyshuar për fajde

Një aksion i Prokurorisë së Pejës ka vënë në pranga një grua nën dyshimin se e njëjta ka kryer vepër penale të fajdesë.

Arrestimi i saj është bërë nga hetuesit policorë të Pejës në hapësirat e Stacionit të Autobusëve.

E dyshuara është arrestuar pasi po dyshohet se është përfshirë në aktivitete të fajdesë.

Arrestimi ka ndodhur pasi që viktima ka njoftuar Policinë lidhur me këtë.

Në aksionin e sotëm janë përdorur edhe para si masë e simulimit.

Pas arrestimit është bërë edhe bastisja në dy lokacione, ku janë siguruar si prova një fletore dhe disa fatura të pagesave të tjera.

E dyshuara është ndaluar nga prokurori i rastit për 48 orë.

Më vonë me urdhër të prokurorit ështe arrestuar edhe një i dyshuar tjetër lidhur me rastin.

Prokurori që ka udhëhequr aksionin e sotëm është Dorjan Juniku.

Ky aksion nuk ka të bëjë me rastin për të cilin raporton pak më parë KALLXO.com.