Ilustrim

Detaje nga vrasja në Prizren, po intervistohen në polici pronari i 'Kobra City' dhe katër persona të tjerë

Pas një konflikt mes disa personave në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren, është lënë i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi dhe një 27-vjeçar i plagosur.

Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit e ka konfirmuar për KALLXO.com se rasti ka ndodhur në lokalin “Kobra City” në dalje të Prizrenit.

“Është një lokal nate në dalje të qytetit “Kobra City”, Policia sapo i ka marr informacionet ka filluar hetimet për gjuajtjen me armë zjarri. Rasti po hetohet si vrasje” – tha ai.

Bytyqi ka njoftuar se momentalisht policia e kanë bastisur lokalin “Kobra City” dhe se pronari me një pjesë të stafit janë duke u intervistu në stacionin e policisë.

“Pronari me një pjesë të stafit është në stacion të policisë duke u intervistuar dhe janë duke i ndërmarr disa masa tjera hetimore. Pesë persona në mesin e tyre edhe pronari i lokalit janë në stacion” – tha ai.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se të martën, rreth orës 4 e 25 të mëngjesit, në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit kanë hyrë 3 shtetas të Shqipërisë, ku dy prej tyre ishin plagosur me armë zjarri në Prizren.

“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve” –  thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Konflikti në një lokal nate në Prizren, vdes një 31-vjeçar nga Kukësi, plagoset një 27-vjeçar