Detaje nga vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj

Mbrëmë, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj një person i moshës 30 vjeçare ka mbetur i vrar nga arma e zjarrit.

Sipas policisë, për vrasjen e tij po dyshohet një person me inicialet Q.J.

Përmes një njoftimi, forcat e rendit thanë se pas pranimit të informacioneve në ka të dhëna me armë zjarri, afër vendit të ngjarjes “një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare,  kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhra verbal ” ndal policia”  që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policisë”.

Sipas Policisë së Kosovës, për ta shmangur rrezikun, njëri nga zyrtarët policorë ka shtënë me armë në drejtim të të dyshuarit.

“I  dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve,  gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj”, thuhet në fund të njoftimit.

Vrasje në Ferizaj