Detaje nga sulmi me raketa në kryeqytetin ukrainas

Një person ka vdekur pas sulmit të djeshëm me raketa ruse në Kiev, ka deklaruar kryebashkiaku i qytetit Votali Klitschko.

Në një postim në kanalin e tij Telegram, Vitali Klitschko tha se shpëtimtarët kishin gjetur një trup ndërsa po kërkonin nëpër rrënojat e një ndërtese banimi që u sulmua nga një raketë në lagjen Shevchenkivskyi.

Sulmet u zhvilluan ndërkohë sekretari gjeneral i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ishte në kryeqytet për ta takuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Zelensky e akuzoi Rusinë se po përpiqet të poshtërojë OKB-në. Rusia nuk ka komentuar mbi incidentin.

Ndërkohë, Radio Liberty nga Ukraina raporton se një gazetar i saj në Ukrainë është vrarë gjatë granatimeve ruse të Kievit.

Vera Gyrych ishte në shtëpi kur një raketë goditi ndërtesën e saj, sipas një deklarate nga Radio Liberty.

Ajo u përshkrua si “një person i zgjuar dhe i sjellshëm, një profesioniste e vërtetë” nga punëdhënësi i saj.

“Një person i mrekullueshëm ka ikur”, ka shkruar kolegu i saj Oleksandr Demchenko në Facebook.

Radio Liberty, e njohur gjithashtu si Radio Evropa e Lirë, është një organizatë e financuar nga SHBA që transmeton lajme në zona të botës ku media e lirë mund të jetë e kufizuar ose e pa krijuar ende.

Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një trup ishte gjetur pas sulmit me raketa të djeshme, megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera të personit të vrarë në atë kohë.

Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainase, por nuk ka komentuar mbi sulmin në ndërtesë./BBC