Detaje nga shkatërrimi i laboratorit të drogës në Zubin Potok

50 kilogramë lëndë narkotike të llojit marihuanë janë konfiskuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Kovaçi në Komunën e Zubin Potokut.

Siç njofton Policia e Kosovës, lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar.

I gjithë aksioni i Policisë kishet filluar nën dyshimin e arsyeshëm se në shtëpinë e njërit prej të arrestuarëve bëhej kultivimi i narkotikëve në objekt të mbyllur.

Policia ka thënë se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet përcjellësue janë takuar dhe të arrestuar dhe të dyshuarit tjerë, burra kosovarë.

Për rastin kishte reaguar gjatë ditës së djeshme ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ai kishte thënë se pesë nga të arrestuarit janë të etnisë serbe dhe një i etnisë gorane.

Policia ka thënë se si prova materiale janë sekuestruar: paisje për improvizim të laboratorit ventilator, poqa elektrik klima, filtera për pastrim, 155 bimë të dyshuara kanabis, rreth 50 kg marihuanë, një veturë, pesë telefona, para të gatshme, 200 euro, 10000 dinar dhe 2 llaptopë.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe se rasti është në procedurë hetimore.

Foto: Facebook