Kombi i policisë i rrokullisur në Gjilan. Foto: KALLXO.com

Detaje nga rrokullisja e kombit të Policisë në Gjilan

Një kombi i Policisë së Kosovës është rrokullisur në mëngjesin e sotëm në fshatin Bresalc të Gjilanit, përderisa dyshimet e para janë se ky vetaksident ka ndodhur si pasojë e kushteve të rrugës.

Asnjëri nga pjesëtarët e njësiti policor që po udhëtonin me këtë automjet nuk ka pësuar lëndime trupore, përderisa kombit iu janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, rruga ku ka ndodhur vetaksident ka qenë me ngrica të shkaktuara nga një rrjedhje e ujit që ka ndodhur në atë pjesë.

Osmani ka treguar për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:08 dhe se hetuesit policor të aksidenteve nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Rrokulliset një kombi i Policisë – VIDEO