Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Detaje nga rrëmbimi i 18 vjeçares në Pejë

Një vajzë është rrëmbyer gjatë ditës së djeshme në Pejë.

KALLXO.com ka marrë vesh se vajza 18 vjeçe është rrëbyer deri sa ishte duke dalë nga një lokal ushqimor, nga një djalë dhe babai i tij.

Në raportin ditor të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 në mbrëmje.

KALLXO.com gjithashtu ka mësuar se rastin e ka lajmëruar në polici një vajzë tjetër e cila ka qenë së bashku me viktimën në këtë rast.

Në lidhje me rastin KALLXO.com ka kontkatuar edhe me Policinë në Rajonin e Pejës.

“Është hapur rasti, në raport kemi treguar për rastin. Gjithashtu mund të ju them se i dyshuari kryesor i cili dyshohet se ka marrë vajzën dhe është larguar në drejtim të panjohur është në kërkim nga ana e policisë”, tha për KALLXO.com, Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Fadil Gashi.

Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe Prokuroria në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi ka thënë për KALLXO.com se janë duke u zhvilluar hetime në lidhje m rastin.

“Për këtë çështje, prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm ka ndaluar një person (babain) i cili dyshohet se ka ndihmuar djalin të kryer veprën penale. Gjithashtu për të njëjtën çështje janë duke u ndërmarrur veprime hetimore”, tha Nikçi për KALLXO.com.

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi në lidhje me rrëmbimin e një vazjë në Pejë.

Në raportin ditor thuhet se babai dhe djali kryen veprën penale ndërsa ky i fundit pasi kishte marrë vajzën ishte larguar në drejtim të panjohur e babai është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.