Ilustrim

Detaje nga rrahja e të miturës në Vushtrri, babai e vëllai arrestohen

KALLXO.com raportoi për një rast të lëndimit të lehtë trupor në Vushtrri i cili është shënuar dy natë më parë në dosjet policore.

Babai e vëllai dyshohen se janë personat që ushtruan dhunë ndaj të miturës pasi kundërshtuan lidhjen e saj me një djalë.

Siç mëson KALLXO.com, prindi dhe vëllai i të miturës ishin kundër lidhjes së 17 vjeçares ndërsa kjo e fundit më pas kishte shkuar në polici për ta raportuar rastin.

Për këtë siç raportoi KALLXO.com është njoftuar edhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale dhe prokurori i shtetit.

Pas intervistimit dy të arrestuarit babë e bir janë liruar në procedurë të rregullt.

E mitura është vendosur në strehimore.