Detaje nga Policia për rastin e 27-vjeçarit që dyshohet se ka rënë nga Ura e Fshajt
Kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur që dyshohet të ketë rënë nga Ura e Fshajt më 24.12.2024 kanë përfunduar pa sukses për këtë të premte, njoftoi zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se kërkimet do të vazhdojnë përsëri.
”Prej datës 25.12.2024 hetuesit rajonalë kanë vazhduar kërkimet në mënyrë intensive në kërkim të tij. Të njëjtit në mënyrë intensive dhe në bashkëpunim me qytetarët i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për gjetjen e personit në fjalë por ka rezultuar pa sukses. Me datë 4-5 janar, nga Ura e Fshejt deri te një pjesë e tunelit është kërkuar por ka rezultuar pa sukses, është kërkuar ndihma e FSK-së dhe sot kanë nisë me kërkim deri te Ura e Rugovës, por edhe këto nuk kanë rezultuar me sukses. Kërkimi do të vazhdojë nesër por për sot kanë përfunduar kërkimet për shkak te kushteve dhe dukshmërisë”- tha Gashi për KALLXO.com.
Personi i zhdukur me inicialet A.H. është nga komuna e Gjakovës.
Më 10.01.2025, FSK-ja njoftoi se ka angazhuar ekipe të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27-vjeçari.
FSK-ja theksoi se angazhimi i ekipeve erdhi me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës.
Dyshohet se një 27 vjeçar i zhdukur ka rënë nga Ura e Fshajt, FSK angazhon ekipe për kërkim