Ilustrim: Naser Fejza

Detaje nga plagosja e policit në Fushë Kosovë

Një zyrtar policor është plagosur me armë zjarri të dielën, më 10.11.2024, në Fushë Kosovë.

Zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare, si kalimtar rasti kur u plagon nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete.

Policia ka bërë të ditur se ka intervistuar dy të dyshuar për rastin, ndërsa një tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti, është plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë, për këtë rast.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

Për rastin, sipas policisë janë iniciuar veprat penale “Vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanosje dhe armëmbajtje pa leje”.

Policia thotë se është duke e hetuar rastin.