FOTO - Aksioni në veri të Mitrovicës - 24.10.2019

Detaje nga operacioni në veri të Mitrovicës

Burime të Kallxo.com bëjnë me dije se cak i operacionit që është duke u zhvilluar në veri të vendit është një Toger, komandant i Stacionit të Policisë Kufitare në Zubin Potok, një Rreshter dhe një udhëheqës ndërrimi.

Operacioni ka nisur para pak çastesh dhe është pjesë e operacionit në luftimin e kontrabandës.

Kallxo.com mëson se operacioni është duke u kryer me urdhërat e prokurorisë Speciale.

Cak i arrestimeve janë zyrtarë të Policisë të dyshuar për korrupsion.

KALLXO.com do ju mbaj të informuar lidhur më aksionin i cili është duke vazhduar ende.

Dëshmi për lidhjet e policisë me kontrabandën në veri

.