Detaje nga ngjarja te rruga B, dyshohet se njëri u plagos nga intervenimi i policisë

Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën B në Prishtinë ku dyshohet se janë plagosur dy persona.

Sipas burimeve të KALLXO.com, dy persona janë gjuajtur me armë mes vete dhe në gjuajtje e sipër kanë plagosur një kalimtare të rastit.

Burimet thonë se pas kësaj ka intervenuar njësiti special i Policisë dhe pasi  personi i dyshimtë nuk ka ndaluar, pjesëtari i Policisë e ka gjuajtur dhe e ka plagosur në këmbë.

Gjithmonë referuar burimeve, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe Policia gjendet në vendin e ngjarjes.

Deri në këto momente, Policia nuk ka dhënë detaje tjera.