Policia e Kosovës

Detaje nga gjuajtja me armë në Mramor të Prishtinës

Më 1 maj të këtij viti ka ndodhur një gjuajte me armë në fshatin Mramor të Prishtinës, ku i përfshirë ka qenë edhe një polic.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit e tjerë fillimisht kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës, zyrtarit policor.

Më pas, ky i fundit, sipas Policisë iu është kundër përgjigjur të dyshuarëve, ku si pasojë e kësaj të njëjtit kanë mbetur të plagosur.

Policia ka treguar se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

Siç mëson KALLXO.com, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime në kokë dhe në këmbë.

Tutje, në njoftimin e Policisë është thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit ‘Zoraki’ pa fishekë.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht lidhur me rastin.

Gjuajtje me armë në fshatin Mramor, ka të plagosur